Këto seriale thriller do t'ju lënë pa gjumë

Produksionet e Netlix, HBO, Amazon Prime dhe gjithë platformave online të serialeve dhe filmave nga ikonikët e vjetër, tek të rinjtë që krijojnë rradhë virtuale kurioziteti, janë kthyer në formën e preferuar të relaksit për një pjesë të konsiderueshme njerëzish.

Nga Sindi Tona• 6 January 2026

Ndonjëherë na tërheqin ato që quhen rëndomtë “limonata”, seriale dhe filma me një domethënie, zhvillim, skenar të cekët. Zakonisht gjehen si komedi apo romanca të këndshme për tu ndjekur e përjetuar.

Por ato që tërheqin minutë pas minuti, duke vënë në punë mendjen si një mjet për të zbërthyer linjën e koklavitur të ngjarjeve, janë thriller-at.

Disa të inspiruar nga ngjarje të vërteta, libra të famshëm, disa më të errët se të tjerët apo më të thellë në përmbajtjen e tyre. Megjithatë, ajo çfarë i lidh është fiksimi që krijojnë tek audienca.

Për orë të tëra para ekranit, misioni për të kuptuar rrjedhën që mund të marri historia të përfshin mendërisht sa shpirtërisht, duke e kthyer ndjekjen e një seriali në një aktivitet shumë të preferuar në kohën e lirë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon