Brenda hoteleve më ikonike në jugun e Francës

Jugu i Francës është destinacioni ikonik për pushimet luksoze që ofrojnë gjithçka, nga dielli, plazhet, qytezat historike, e deri tek ushqimi dhe verat e mira, arti apo pasuria kulturore.

Nga Sindi Tona• 5 January 2026

 

 

 

Brenda hoteleve më ikonike në jugun e Francës

Jugu i Francës është destinacioni ikonik për pushimet luksoze që ofrojnë gjithçka, nga dielli, plazhet, qytezat historike, e deri tek ushqimi dhe verat e mira, arti apo pasuria kulturore.

Kjo buqetë elementesh që karakterizon rivierën e famshme franceze, ofron për vendasit dhe turistët, të cilët shpesh janë çifte, familjarë apo grupe shoqërore në kërkim të gjallërisë së Côte d’Azur, kombinimin e relaksit bregdetar, aktiviteteve të jashtme, eksplorimit të natyrës krahas modës, shkëlqimit apo paradave të makinave të shtrenjta.

Tre diamantet e rivierës Nice, Cannes dhe Monaco janë baza e disa prej hoteleve më të mira në botë si “Hotel de Paris” në Monte Carlo, "Hôtel Martinez" në Cannes, "Hotel du Couvent" në Nice, e shumë të tjera. Por kjo nuk është gjithë çfarë ofron “Provence-Alpes-Côte d’Azur” (PACA).

Turistët gjithashtu rendin pas fushave mahnitëse të livandos, mrekullive natyrore si parku kombëtar i "Calanques", ishullit mesdhetar "Corsica" të njohur për bukurinë e egër dhe kulturën unike, fshtrave piktoreskë me rrugicat me kalldrëm, apo qendrave artistike si "Saint-Paul-de-Vence". 

Përveç turizmit aktiv, ku eksplorimi duket sikur nuk ka fund, mund të vizitoni kështjella mesjetare, azilin ku qëndroi Van Gogh në "Saint-Rémy-de-Provence" apo artin modern në "Fondation Maeght", duke e kthyer edhe artin në një element prezent të pushimeve tuaja në jugun e Francës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon