Sipas ekspertëve të orëve këto janë 10 modelet që duhet të njihni

Ora është elementi që përgjatë viteve ka simbolizuar mirëqenien dhe finesën pa kohë. Shpesh orët e dorës janë parë si një mënyrë për të shfaqur pa sforcim një standard të lartë jetese, por jo detyrimisht me qëllim paranë, aq sa realizimin dhe arritjet vetjake.

Nga Sindi Tona• 5 January 2026

Sipas ekspertëve të orëve këto janë 10 modelet që

Ora është elementi që përgjatë viteve ka simbolizuar mirëqenien dhe finesën pa kohë. Shpesh orët e dorës janë parë si një mënyrë për të shfaqur pa sforcim një standard të lartë jetese, por jo detyrimisht me qëllim paranë, aq sa realizimin dhe arritjet vetjake.

Ky artikull luksi vjen me këndvështrime të ndryshme lidhur me markat e famshme, që nëpërmjet koleksioneve të tyre, kanë shenjuar epokat e arta të orëve.

Në promon e vitit 2013, mendjet kreative pas marketimit të Rolex, e cilësuan orën e tyre si ajo që tregon jo vetëm kohën, por mbi të gjitha histori. Cartier, një tjetër markë legjendare e orëve, ka gdhendur reputacionin e saj në treg inspiruar nga disa shprehje të Louis-François Cartier si “Kurrë mos kopjo, gjithmonë sill inovacionin.”

Ekspertët e orëve e shohin këtë produkt si një përzierje mes funksionalitetit, stilit, inxhinierisë dhe shprehjes së vetëvetes. Përveçse element për etiketimin që nis nga aparenca, ora shihet edhe si një investim i mirë për ekspertët dhe të apasionuarit pas produkteve të luksit.

Nga Omega, Patek Philippe, apo Audemars Piguet, ikonikët e orëve pa kohë, tek Seiko, Citizen, Tissot dhe Orient, variantet më të përballueshme të atyre që vihen në përditshmëri, orët kurojnë pamjen aq sa reflektojnë përmbajtje.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon