Ky është hoteli me pamjen mahnitëse që po bën xhiron e rrjetit

I vendosur pranë Yangshuo, në rajonin Guangxi, LS Hotel Liangsui është destinacioni ideal për çifte apo udhëtarë që kërkojnë një arratisje elegante mes gjelbërimit. I vendosur pranë Yangshuo, në rajonin Guangxi, LS Hotel Liangsui është destinacioni ideal për çifte apo udhëtarë që kërkojnë një arratisje elegante mes gjelbërimit. I vendosur pranë Yangshuo, në rajonin Guangxi, LS Hotel Liangsui është destinacioni ideal për çifte apo udhëtarë që kërkojnë një arratisje elegante mes gjelbërimit.

Nga Sindi Tona• 24 December 2025

 

Ky është hoteli me pamjen mahnitëse që po bën xhiron e

I vendosur pranë Yangshuo, në rajonin Guangxi, LS Hotel Liangsui është destinacioni ideal për çifte apo udhëtarë që kërkojnë një arratisje elegante mes gjelbërimit.

Pozicioni i tij e bën ideal për ata që duan të eksplorojnë natyrën, shëtitjet larg makinave dhe zhurmave, disa momente simbolike në lumin Yulong, si edhe të shijojnë intimitetin në mesin e një peisazhi të paqtë. 

Megjithëse në dukje i izoluar, qendra e Yangshuo-s dhe atraksionet e saj kryesore turistike janë lehtësisht të aksesueshme nga hoteli, duke e bërë një pikë në hartë që i përgjigjet të gjithë preferencave. 

Hoteli disponon një numër të vogël dhomash dhe suitash, secila me hapësirë të konsiderueshme, dizajn bashkëkohor minimalist, tarraca me pishina private, si edhe me pamje të drejtpërdrejtë nga natyra, duke e kthyer këtë në një nga pikat më të forta të tij. 

Eksperienca në LS Hotel Liangsui, përveçse e kuruar deri në detaj, me shërbim të një niveli të lartë dhe ambiente të shfrytëzueshme nga të gjitha moshat, zgjeron horizone të reja në industrinë e turizmit. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon