Balerinat më të bukura të këtij sezoni që po kthehen në kryefjalën e modës

Gucci është marka që surprizon vazhdimisht klientët me artikujt ku herë dallojnë logot dhe prekjet moderne, e herë eleganca pa kohë. Kur këto të dyja bëhen bashkë, rezultati mahnit.

Nga Sindi Tona• 23 December 2025

 

Balerinat më të bukura të këtij sezoni që po kthehen

Gucci është marka që surprizon vazhdimisht klientët me artikujt ku herë dallojnë logot dhe prekjet moderne, e herë eleganca pa kohë. Kur këto të dyja bëhen bashkë, rezultati mahnit.

Modeli më i ri i balerinave me detajet ikonike të pasarelës Fall-Winter, “GG Crystal Gucci Horsebit Ballet Flat”, kombinon komoditetin me shkëlqimin.

Balerinat velvet vijnë në ngjyrën bordo dhe të zezë, me detajin e famshmëm të Horsebit në ngjyrën e artë, duke rikthyer një klasik të markës, ndërsa kristalet e vendosura me kujdes shtojnë një dimension të veçantë elegance dhe luksi. 

Këpucët janë ndërtuar me teknikën tradicionale italiane “sacchetto” për rehati dhe fleksibilitet sa më të lartë, si edhe thembra prej lëkure të butë e bën një model të përshtatshëm për ta mbajtur veshur gjatë.

Vlerësuar $1.390 këto balerina janë një prekje unike për garderobat e vajzave, sepse i shtojnë çdo veshjeje prekjen e tyre të sofistikuar. Kristalet i bëjnë gjithashtu një element interesant për mbrëmje. Balerinat e këtij sezoni janë pa dyshim këto!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon