Shënoi golin ndaj Serbisë, fanella e Rey Manajt shitet për 3,100 euro në ankand

Nga Class• 20 October 2025

Shënoi golin ndaj Serbisë, fanella e Rey Manajt shitet për 3,100

Fanella që Rey Manaj veshi në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë është shitur në ankand për 3,100 euro.

Veshja sportive, e nënshkruar nga vetë sulmuesi lushnjar, ka një vlerë të veçantë simbolike, pasi ai ishte autori i golit që i dha Kombëtares tri pikë vendimtare dhe e afroi ndjeshëm me “playoff”-in e Botërorit 2026.

Megjithatë, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e një lojtari kuqezi e shitur ndonjëherë.

Rekordi vijon t’i përkasë Nedim Bajramit, fanella e të cilit e veshur në ndeshjen kundër Italisë në “Euro 2024” u shit për rreth 5,800 euro.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon