Plakja nuk është fundi
Një studim i ri kanadez tregon se plakja nuk do të thotë domosdoshmërisht rënie e mirëqenies. Sipas studiuesve të Universitetit të Torontos, pothuajse një në katër persona mbi 60 vjeç, të cilët fillimisht raportuan mirëqenie të ulët, arritën të rikthehen në gjendje optimale brenda tre vitesh.

Hulumtimi vë në dukje se zakonet e shëndetshme të jetesës, qëndrueshmëria emocionale dhe mbështetja sociale luajnë një rol kyç në aftësinë e të moshuarve për të lulëzuar, edhe pas vështirësive fizike ose emocionale. Ndër faktorët që ndihmojnë më shumë përfshihen aktiviteti i rregullt fizik, mos pirja e duhanit, menaxhimi i sëmundjeve kronike, si dhe elementë socialë si martesa dhe të ardhurat mbi nivelin e varfërisë.
Rezultatet sugjerojnë se politika dhe programe të synuara — si aktivitetet komunitare që parandalojnë izolimin dhe nxisin një stil jetese aktiv — mund të ndryshojnë ndjeshëm përvojën e plakjes, duke treguar se një jetë e plotësuar edhe në moshë të thyer është plotësisht e arritshme.