Google Maps sjell një risi për qytetarët e Tiranës: Transporti publik në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë tashmë mund të përfitojnë nga një shërbim i ri i integruar në Google Maps, që u lejon të ndjekin në kohë reale lëvizjen e autobusëve urbanë dhe linjat përkatëse. Kjo teknologji u vjen në ndihmë qytetarëve për të planifikuar më mirë lëvizjet e përditshme dhe për të shmangur pritjet e gjata në stacione.

Nga Class 7 August 2025

 

Google Maps sjell një risi për qytetarët e Tiranës:

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë tashmë mund të përfitojnë nga një shërbim i ri i integruar në Google Maps, që u lejon të ndjekin në kohë reale lëvizjen e autobusëve urbanë dhe linjat përkatëse. Kjo teknologji u vjen në ndihmë qytetarëve për të planifikuar më mirë lëvizjet e përditshme dhe për të shmangur pritjet e gjata në stacione.

Përveç banorëve të kryeqytetit, ky zhvillim i rëndësishëm pritet të lehtësojë orientimin edhe për turistët që vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë, duke e bërë përvojën e tyre më të thjeshtë dhe më efikase. Me disa klikime në aplikacionin Google Maps, përdoruesit mund të shohin se kur do të vijë autobusi i radhës dhe të ndjekin itineraret e sakta të linjave urbane.

Ky është një hap drejt dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe rritjes së transparencës dhe efikasitetit në sistemin e transportit urban në Tiranë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon