Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë qëndrimin në burg

Nga Class 9 June 2025

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Apelit e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë me “garanci pasurore”. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për arrest me burg, të dhënë më 23 prill nga gjyqtari Erion Bani, pas shqyrtimit të raportit periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Ermir Beta, i cili argumentoi se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen në paraburgim. Ndërkohë, çështja është ankimuar edhe në Gjykatën e Lartë, por ende nuk është caktuar trupa gjykuese apo data e shqyrtimit.

Arrestimi dhe akuzat

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nën akuzat për:

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë ose të zgjedhur vendorë, kryer në bashkëpunim në 9 raste;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

-Mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private nga persona me detyrim ligjor për deklarim.

-Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Ajo që ka zbuluar SPAK

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të dhënat e deritanishme nga hetimi paraprak tregojnë se Veliaj, në bashkëpunim me persona të tjerë përfshirë edhe bashkëshorten, ka ngritur dhe zbatuar një mekanizëm të strukturuar për përfitime të paligjshme financiare nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Qëllimi i këtij skemi dyshohet të ketë qenë pasurimi personal dhe familjar, përmes veprimeve të maskuara dhe në kundërshtim me ligjin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon