Flokë të artë, sy blu...Postimi i ëmbël i Sara Gjordenit për Nean e vogël

Nga Class 9 May 2025

Flokë të artë, sy blu...Postimi i ëmbël i Sara

Sara Gjordeni i ka bërë vajzës së saj një dedikim të ëmbël në Instagram.

Që nga lindja, Sara ka postuar shpesh foto dhe video me të voglën e saj, mirëpo gjithmonë është kujdesur të mos ia zbulojë imazhin. Megjithatë në postimin e saj të fundit, teksa shkruan disa fjalë të ndjera për të, duket se Sara ka arritur të na krijojë në imazh të Neas në mendjen tonë, më përshkrimin e kujdesshëm që i ka bërë.

Flokë të artë, sy blu, zë të ëmbël dhe lëkurë të bardhë si bora,” shkruan ish-missi për vogëlushen.

Ajo çfarë bie në sy tjetër është se tu bërit nënë e ka bërë Sarën të ndjeshme siç nuk e kemi parë kurrë më parë, pasi e fundit shkruan:

”Pse ngec kur shkruaj për ty? A s’jam unë ajo vajza arrogante ne krenarinë time për oratorinë? Ku me shkojnë fjalët përpara teje? Si mund te me munde një kundërshtarë kaq engjëllore qe ende s’di te lëshojë një tingull te plote? Valle kaq e fuqishme je?! Për këtë ndjesi me ka folur nena ime 27 vite?”

Statusi:

E dua ate pak te verdhe te diellit qe syte e tu blu kane mes tyre! Sdi sesi bora ka zbritur ne lekuren tende te bardhe por disi, munda gjate krijimit tend qe ftohtesine e botes te ta shtroja mbi lekure. Jam e bindur se, diku lart ne hyjni, engjejt mblodhen kenget e tyre me te bukura per te krijuar zerin tend, e ata mendjelehte su ndalen aty, te hodhen ar mbi floke sikur te mos ekzistonte vend tjeter! Mami nuk di te hedhe ngjyra ne kanavace, por lehtesisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat me te famshme ne bote, i kisha hedhur diku ne nje cep te harroheshin perjete perpara portretit tend. Pse ngec kur shkruaj per ty? A s’jam une ajo vajza arrogante ne krenarine time per oratorine? Ku me shkojne fjalet perpara teje? Si mund te me munde nje kundershtare kaq engjellore qe ende sdi te leshoje nje tingull te plote? Valle kaq e fuqishme je?! Per kete ndjesi me ka folur nena ime 27 vite? Nese kjo eshte vetem maja e ajsbergut te rruges sone, shpresoj te di te notoj me thelle se Mariana Trench nje dite, te shoh aq thelle brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote me e ngushte, ti te jesh e imja! Me shpresen qe diku, dikur, nje dite, do i lexosh keto postime ; Mami! ?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon