Debat i ashpër në Ferma VIP, Big Mama përshtyn Albën

Nga Class• 9 May 2025

Debat i ashpër në Ferma VIP, Big Mama përshtyn Albën

Kur emisionet e formatit 'reality' premtojnë emocione të forta dhe tensione spontane, publiku pret zënka, debate, përplasje. Por, ajo që ndodhi në shtëpinë e Ferma VIP 2 mes Big Mamës dhe Albës, e kapërceu atë vijë të padukshme që ndan show-n nga dhuna verbale dhe degradimi moral.

Gjithçka nisi si një debat. Por përplasja mes dy banoreve mori përmasa të rënda në një kohë rekord. Në qendër: Big Mama, e njohur për temperamentin e saj të fortë, dhe Alba e cila, edhe pse u përpoq të ruante qetësinë në fillim, u përball me një ortek ofendimesh që lanë gojëhapur ndjekësit.

“Pise femër, njeri pa dinjitet, pa moral, idiote,” – ishin vetëm disa prej epitetëve që Big Mama përdori ndaj Albës.

Në kulmin e tensionit, ndërsa fjala kishte humbur çdo filtrim, Big Mama kaloi në veprim duke pështyurë Albën.

Nuk mbaroi me kaq. Në një rrëke fjalësh, Big Mama i drejtohet Albës me tone kërcënuese:

“Ti njerëzit nuk i lë të hajnë bukë, kështu do ta bëj edhe unë ty. Inshallah në fyt të mbet, se ka zot lart o ndyrësirë. Nëse s’ke frikë ne, ki frikë zotin, oj pise, njeri i ndyrë, njeri i fëlliqur, njëri pa karakter. Prej inatit tënd këtu do rri, plas ti, do kënaqem këtu të të shoh ty si ta fut Limi. Do kënaqem duke të të parë ty si shkatërrohesh.”

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon