A janë burrat dhe gratë të barabartë përballë përjetimit të dhimbjes?

Nga Class 5 May 2025

A janë burrat dhe gratë të barabartë përballë

A e ndjejnë njësoj dhimbjen burrat dhe gratë? Shkenctarët zbulojnë se pabarazitë gjinore gjenden edhe në fushën e shëndetit. Sipas kërkuesve të Universitetin në Arizona, gratë janë fiziologjikisht më të ndjeshme ndaj dhimbjes sesa burrat dhe shkaku është hormonal të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në trurin e njeriut.

Roli i hormoneve në perceptimin e dhimbjes.

Për të shpjeguar ndryshimin në perceptimin e dhimbjes dhe për të argumentuar se pse gratë janë më të ndjeshme ndaj përjetimit të saj, kërkuesit kanë analizuar origjinën e një sinjali të dhimbshëm në organizmin tonë, në nivelin e neuroneve që perceptojnë dhimbjen. Shkenctarët amerikan kanë zbuluar që këto neurone që perceptojnë dhimbjen, nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë në disa stimuj të caktuar.Ata kanë identifikuar një hormone që ndikon ndjeshmërisht neuronet e dhimbjes tek femrat:  I cili është Prolaktina. Një hormone që pakëson pragun e aktivizimit të neuroneve mashkullore veçanërisht dhe që është : Oreksina B. Ato kur janë prezente, si të burrat edhe te gratë sipas rastit, ato veprojnë ndryshe në perceptimin e dhimbjes në nivelin qelizor në varësi të gjinisë.

Statistikisht gratë vuajnë më shumë nga sëmundje të dhimbjeve kronike sesa burrat.

Ndër sëmundjet dhe çrregullimeve të ndryshme , gratë vuajnë nga migrena si një nga sëmundjet kronike më të përhapura botërisht. Sëmundje si fibromialgjia, sindroma e zorrës së irrituar dhe duke u nisur nga ky konstatim, kërkuesit rekomandojnë të rishihet kujdesi ndaj dhimbjeve tek gratë duke zhvilluar trajtime të reja dhe të afta me objektiv specifiv rregullimin e prolaktinës për të lehtësuar sëmundjet e dhimbjeve kronike tek gratë.

 

 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon