Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë. Ja cilat janë 3 cilësitë vendimtare për të zhvilluar një forcë të brëndshme Njerëzit mendërisht të fortë nuk mbyllet në një rutinë të ngrirë. Ata nuk rreshtin së vëni në diskutim siguritë e tyre, duke i dhënë vetes mundësinë të testojnë dhe të provojnë opsione të reja dhe të mos rreshtin së qeni kurioz ndaj të panjohurës.

Kjo qasje, e ushqen aftësinë e tyre për t’u përshtatur. Duke mos zgjedhur të ankohen për të paparashikueshmen, ata shohin mundësinë për t’u zhvilluar, duke dalë kështu nga zona e tyre e rehatisë. Sipas profesorit të Psikologjisë, Steven C. Hayes, ja cilat janë 3 cilësitë që shoqërojnë një mendje të fortë:

1.Ego-ja në plan të dytë. Prioriteti i të qenit i dobishëm..

Ajo që drejton vendimet e tyre nuk është krenaria por ajo çfarë është e drejtë dhe që funksionon realisht. Ata e njohin një rrugë pa krye dhe e rregullojnë trajektoren e tyre pa u ndikuar nga idea fillestare. Kjo shkëputje i jep atyre mundësinë të zhvillohen më tej me qartësi duke i dhënë rëndësi rezultateve konkrete dhe jo nevojës për të pasur të drejtë.

2.Përpjekjet e transformuara në zakone.

Disiplina nuk matet me momente motivuese. Këta njerëz i kthejnë përpjekjet e tyre në një rutinë të përditshme, shpesh diskrete por gjithmonë këmbëngulëse.

Të reflektosh para se të reagosh, ti thuash ‘Jo” një shpërqëndrimi, të lëvizësh trupin: Gjeste të thjeshta deri në një reflektim mendor të dobishëm dhe të shëndetshëm.

3.Veprimi para perfeksionit.

Këta njerëz nuk i shtyjnë projektet e tyre duke pretenduar që çdo gjë të jetë perfekte. Ata përshtaten me imperfeksionin e momentit dhe nuk dorëzohen pavarësisht pasigurive që mund të hasin rrugës. Përballë situatave kaotike, ata nuk dorëzohen. Por përpiqen të bëjnë më të mirën, ata provojnë, progresojnë, hap pas hapi.