Rëndomë njerëzit e shohin depresionin dhe rrezikun e prekjes nga ai, me periudhën e dimrit ku mundësia për t’ju gëzuar diellit është më e rrallë. Faktorët që nxisin depresionin janë nga më të ndryshmet por nëse do të mendonim disa nga gjërat që mund të ndihmojnë për t’a zbutur atë ose qoftë edhe për t’a parandaluar, ekspozimi që të fal një ditë me diell e plot dritë, luan një rol të rëndësishëm dhe që duhet marrë në konsideratë. Në vitin 2018 në Malajzi, një studim ka konfirmuar se mungesa e Vitaminës D lidhet me një rritje të rrezikut të prekjes nga depresioni.
Momenti i duhur i ekspozimit në diell.
Kërkuesit e një studimi të publikuar në shkurt të vitit 2023 në revistën Translational Psychiatry, kanë analizuar të dhënat e 380,976 njerëzve dhe kanë arritur në përfundimin se ekspozimi mesatar të 1.5 orëve në ditë në dritën e jashtme natyrale lidhej me një rrezik minimal ndaj depresionit edhe pse mund të ndikohet fare mirë edhe nga predispozita gjenetike ndaj prekjes nga depresioni. Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë, një ekspozim të përditshëm prej dy orësh në diell në stinën e verës dhe një orë gjatë sezonit të dimrit. Njerëzit që zakonisht nuk ekspozohen në diell, kanë luhatjë të niveleve të serotoninës, pakësim të prodhimit të vitëminës D dhe ndryshime të humorit. Por kujdes, nga ana tjetër, një ekspozim i gjatë ndaj dritës dhe rrezeve UV do të shkaktonin një rënie të prodhimit të melatoninës. Ky hormon ndihmon në rregullimin e zakoneve të gjumit. Prodhimi i tij i ulët mund të prishin orën e brëndshme të trupit tonë dhe të shkaktojnë deri në çrregullime psikiatrike.