Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktorit të palestrës, kanë marrë hov në rrjetet sociale dhe media. Ish-banori Gert Ferra ishte i pari që hodhi dyshime, duke treguar në një intervistë për Top Albania Radio se Mario e kishte shoqëruar Eglin në ambientet e Top Channel një ditë para hyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” më 21 dhjetor.

Megjithatë, Egli i mohoi këto zëra pas daljes nga reality show, duke i cilësuar si të pavërteta. Pavarësisht deklaratave të saj, së fundmi kanë qarkulluar disa foto të reja që kanë ringjallur spekulimet. Në imazhet e publikuara, Egli dhe Mario shihen duke pozuar në Itali për një kompani orash. Ato janë realizuar në të njëjtin vend dhe postuar pothuajse njëkohësisht, duke shtuar kuriozitetin për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Situata është bërë më interesante pasi Mario reagoi me një postim në Instagram ku shkruante: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, një koment që shumë e interpretuan si një thumb ndaj Eglit, pas deklaratave të saj ku e përshkroi atë si “thjesht një instruktor”.

Mbi të gjitha, Egli dhe Mario nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke lënë të kuptohet se çdo raport i mundshëm mes tyre është shuar përfundimisht.