G Bani ka bërë një deklaratë të fortë dhe të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur hapur rezervat dhe jo vetëm ndaj vajzës që dikur kishte fiksim. I ftuar në programin “Mos i bjer me Top”, ai tha:

“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”

Ky koment i G Banit ka shkaktuar reagime të shumt teksa vetë Danja nuk ka reaguar. Edhe pse premtoi se nuk do merrej më me të pas BBV, duket se reperi po bën të kundërtën.