Lenny Kravitz, me syze dielli dhe dreadlocks të gjatë të lëshuar mbi shpatulla, hap dyert e shtëpisë së tij pariziene për revistën Architectural Digest. Rockstar-i amerikan, 60 vjeç, duket në formë të shkëlqyer dhe zotëron një shtëpi të ndodhur në lagjen XVI të Parisit, një zonë e njohur për ambasadat dhe ndërtesat elegante. Disa kohë më parë, kjo shtëpi i përkiste konteshës Anne d’Ornano.
E mobiluar me objekte ikonike të dizajnit dhe ngjyra kryesisht të ndritshme e neutrale, shtëpia pariziene e Lenny Kravitz fsheh një dhomë tejet të veçantë. Këngëtari ka vendosur të krijojë një hapësirë dedikuar nënës së tij të dashur, Roxie Roker, aktore që u bë e njohur për rolin e saj si Helen Willis në serialin The Jeffersons. “Dashuria e jetës sime,” thotë Lenny Kravitz, duke treguar dhomën e quajtur për nder të nënës së tij, e quajtur pa rast The Roxie Room.
Në këtë hapësirë, Lenny Kravitz ka ekspozuar një koleksion portretesh në ngjyrë bardhë e zi të nënës së tij. “I ka bërë babai im (Sy Kravitz, producent i njohur muzikor me origjinë ukraino-hebrenjore) në fund të viteve ’60,” shpjegon këngëtari. “I kam vendosur foto në kuadrin e njëjtë që furnizon shumë nga kuadrat për muzeun e Luvrit. Desha një dhomë të tërë ku të mund të rrethohesha me fotot e saj.” Misioni është realizuar me sukses.
View this post on Instagram