Për gati tre vjet që nga pjesëmarrja në BBV, Beatrix Ramosaj ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së medias dhe duke u shfaqur vetëm në rrjetet e saj sociale. Asnjëherë nuk ka zbuluar detaje nga jeta e saj private, duke u fokusuar më shumë tek muzika dhe jeta e saj në SHBA. Mirëpo, kohët e fundit, Beatrix ka lënë disa sinjale që tregojnë se ka gjetur dashurinë sërish.
Në një postim të fundit në Instastory, Beatrix ndau një foto nga vendi ku ndodhej, dhe mbi të shkruante një mbishkrim të thjeshtë dhe të ndjerë: “Të dua ty” në anglisht. Kjo ishte shenja e parë që i nxitj ndjekësit të mendonin se këngëtarja ka nisur një lidhje të re.
Tani “Kryefjala.com” raporton se burime pranë Beatrix i bëjnë të ditur se ajo është në një marrëdhënie të re, të cilën po e jeton në mënyrë shumë private.
Sipas miqve të saj, partneri i ri i Trixës është i huaj dhe këngëtarja ka zgjedhur që këtë histori ta mbajë larg syrit të publikut dhe rrjeteve sociale. Miqtë e saj të afërt janë shumë të kujdesshëm në ndarjen e informacionit, duke bërë që detajet për këtë lidhje të mbeten të kufizuara. Prandaj, do të na duhet të presim dhe të shohim nëse Beatrix do të vendosë të ndajë më shumë informacione apo foto për këtë lidhje.