Pas mbylljes së edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, atmosfera duket se vazhdon të mbetet e ndezur edhe jashtë mureve të famshme të shtëpisë më të ndjekur të Shqipërisë.

Gjatë puntatës së “Post Big Brother VIP”, Ledion Lico, në stilin e tij ironik dhe të hollë, nuk i kurseu komentet me nuanca thumbuese. Një nga deklaratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo drejtuar në mungesë Xum Allushit, ish-banorit të shtëpisë:

“Ai që pinte proteina, do fikte dritat e Big Brother. Sonte nuk është, ndaj nuk e di se çfarë mund të ndodhë me ato,” u shpreh moderatori.

Në një kohë ku çdo fjalë përcillet me shpejtësinë e rrjeteve sociale, reagimi i Xumit nuk vonoi. Në një postim të gjatë dhe personal në Instagram, ai shprehu hapur zhgënjimin e tij:

“Kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni mbi djersën time, nuk ua toleroj,” shkroi ai.

Në reagimin e tij, Xumi theksoi se proteinat e përmendura janë suplemente ushqimore të certifikuara dhe të provuara shkencërisht, duke mbrojtur kështu jo vetëm imazhin e tij personal, por edhe biznesin familjar që përfaqëson:

“Si i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lek në të ardhmen.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)


Më pas Xumi ka postuar një video ku thotë: "Ka thënë një herë një dijetar i famshëm që armikut asnjëherë mos ia harro emrin, por ty s'ke çfarë të harrosh se ta ka vënë emrin tjetër kush."