Sot është zhvilluar “Post Big Brother VIP”, ku ish-banorët kanë ndarë përshtypjet e tyre për eksperiencën në reality show dhe jetën pas përfundimit të lojës. Gjatë diskutimeve, Egli u pyet për raportin e saj me Gjestin, lidhje e cila ishte komentuar shpesh gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Egli u shpreh se marrëdhënia e tyre po ecën mirë:
“Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani. Kemi komunikuar, kemi qëndruar bashkë. Të shohim si do vijojë,” tha ajo, duke lënë të hapur për një zhvillim të mëtejshëm në raportin e tyre.
Fansat tashmë presin me kureshtje të shohin nëse kjo lidhje do të marrë një formë më të qëndrueshme jashtë shtëpisë së famshme.