Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në skenë, ajo nuk ndalet me koncertet live dhe projektet muzikore, duke ruajtur gjithmonë një imazh të fortë artistik.
Por kur bëhet fjalë për jetën private, këngëtarja ka zgjedhur një qasje krejt tjetër: ruajtjen maksimale të privatësisë. Siç raporton Panorama Plus, Anxhela është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e një mashkulli, teksa shëtiste qetësisht nëpër rrugët e Tiranës. Ajo shfaqet e qeshur dhe komode, duke e mbajtur partnerin për krahu, pa tentuar të fshihet nga sytë e paparacëve.
Djaloshi brun duket i përqendruar në telefonin e tij, ndërsa Anxhela, edhe pasi vëren praninë e fotografëve, nuk e largon dorën nga krahu i tij. Një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës për të gjithë ata që prej kohësh kanë pritur të shohin një imazh të çiftit.
Kujtojmë që në intervistat e fundit, Anxhela ka zbuluar se është në një lidhje të gjatë dashurie prej rreth 10 vitesh. Megjithëse partneri mbetet ende anonim për publikun, artistja ka pranuar se bashkëjetojnë pjesërisht. Ajo ka rrëfyer gjithashtu me humor se i dashuri është “shumë i bukur” dhe se ka frikë të ndajë foto me të, nga frika se mund t’ia “marrin”.
Në lidhje me martesën, Anxhela është shprehur pa komplekse: nuk ëndërron fustanin e bardhë dhe nuk beson fort tek koncepti i martesës tradicionale.
Pas një dekade ruajtjeje të kujdesshme, duket se më në fund kemi një moment të vogël, por shumë të ëmbël, nga jeta personale e një prej artisteve më të dashura shqiptare.