Disa fjalë mund ta transformojnë një diskutim në një konflikt të menjëhershëm. Dhe padyshim që duhet treguar mjaft kujdes për të shmangur arrogancën dhe cinizmin për të ruajtur harmoninë në marrëdhënien tuaj.

Në zjarrin e një zënke , disa fjalë rrjedhin dhe rrëshkasin vet, pa filtra dhe shumë rrallë pa pasoja. Edhe nëse nuk ka qenë qëllim në vetvete të të lënduarit e tjetrit, disa fjalë të zgjedhura  e të rënda mund të transformojnë një diskutim në një fushë beteje emocionale. Disa formulime negative mund të zhvlerësojnë emocionet e tjetrit. Një reagim i tillë mund ta shtyjë partnerin në mbylljën në vetvete dhe për t’u vetmbrojtur në vend që t’i japë mundësinë një dialogu të hapur.

1.Tregoni kujdes ndaj përgjithësimeve negative

Shprehjet si: “ Ti bën  gjithmonë kështu…” ose “ Ti kurrë nuk e ke bërë…”, janë shpesh të ekzagjeruara që mohojnë përpjekjet që partneri yt përpiqet të bëj”. Këto terma mund ta vendosin në mbrojtje duke e transformuar një bisedë konstruktive në një zënkë. Duhet të përqëndrohemi tek problemi aktual më shumë sesa të përsërisim të kaluarën.

2. Të fokusohemi në një dëgjim të vëmendshëm.

Përdorimi i fjalëve si “ Po, por…” mund të nënvlerësojë shqetësimet e partnerit tënd. Kjo fjali nënkupton një mungesë vlerësimi dhe të kuptuarit të shqëtësimeve të partnerit. Përdorimi i fjalës “Por” nënkupton si diçka sipërfaqësore që tjetri nuk ka kujdes për shqetësimin tënd dhe që nuk e vlerëson aq sa duhet.

3. Shmangni me çdo kusht krahasimet.

“Ti duhet të jesh më shumë..”. Të krahasosh partnerin tënd me dikë tjetër nuk është kurrë gjëja e duhur. Krahasimet në marrëdhëniet në çift mund të përcjellin ndjenja xhelozie, probleme me imazhin për veten dhe të besimit në gjirin e marrëdhënies.“Kjo gjë nuk më ka ndodhur në marrëdhëniet e tjera që kam pasur.”, Kjo fjali dëmton besimin dhe sigurinë që ju keni kundrejt partnerit. Fokusohuni më shumë në nevojat tuaja pa përfshirë njerëz të tjerë.

4. Kujdes me fjalët denigruese

Fjalitë të tipit si “Ti e ekzagjeron” ose “Qetësohu” mund të perceptohen si një minimizim i ndjenjave të partnerit tënd. “Një njeri nuk mund të përcaktojë reagimet që vijnë pas një ngjarje të caktuar. Fjala “ Ti e ekzagjeron”  është e përdorur shpesh për të anashkaluar përgjegjësinë. Në vend që të gjykoni, tregoni që jeni aty për të dëgjuar dhe gatishmërinë për të kuptuar këndvështrimin e tjetrit.