Në zemër të Tiranës, aty ku ritmi i qytetit takon elegancën urbane, po ngrihet një tjetër simbol i stilit dhe klasit, salloni i ri i parukieres së njohur shqiptare, Jetmira Dushi. Emër i konsoliduar ndër vite, Jetmira është kthyer në zgjedhjen e parë për një mori personazhesh të njohur, që e besojnë atë jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për ndjeshmërinë e saj artistike.
Me një karrierë që numëron më shumë se një dekadë, Jetmira ka arritur të krijojë një identitet unik në fushën e parukerisë dhe bukurisë, duke ndikuar me stilin e saj në shumë trende që qarkullojnë.
Çdo prekje e saj në flokë është një shprehje arti dhe pasioni, e menduar dhe gjithmonë në harmoni me individualitetin e klientit.
Në një diskutim me Jetmirën arritëm në përfundimin që për të qenë një “VIP hairstylist”, nuk mjafton vetëm talenti teknik. Duhet të posedosh një kombinim të rrallë cilësish: aftësi të jashtëzakonshme komunikuese, për të kuptuar dëshirat edhe kur ato nuk shprehen qartë; intuitë estetike, për të ofruar zgjidhje të personalizuara që tejkalojnë pritshmëritë; dhe mbi të gjitha, besueshmëri, një cilësi që ndërtohet me kalimin e viteve dhe me çdo detaj të vogël që nuk lë vend për gabime.
Jetmira i ka kultivuar këto cilësi me përkushtim dhe kujdes, duke u bërë një nga profesionistet më të respektuara në fushën e saj. Çdo prekje e saj në flokë është një shprehje arti, e matur, e menduar dhe gjithmonë në harmoni me individualitetin e klientit.
Salloni i ri, i vendosur në një nga lagjet më "in" të Tiranës, është një reflektim i qartë i vizionit të Jetmirës: një ambient elegant, me dizajn modern, ndriçim natyral dhe shërbime të nivelit të lartë që ofrojnë një eksperiencë të plotë relaksi dhe bukurie. Ky projekt përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin e saj profesional, një hap që i jep formë ëndrrës që ka ndjekur prej vitesh.
Më 26 Prill, Jetmira do të organizojë një event inaugurues të veçantë, nga Class Event, për sallonin e saj të ri, ku do të jenë të ftuar figura të njohura nga bota e artit, televizionit dhe modës. Një mbrëmje që do të përfaqësojë jo vetëm hapjen e një hapësire të re, por edhe një festë për rrugëtimin dhe suksesin e saj të deritanishëm.
3 pyetje për Jetmira Dushin:
Cili është mësimi më i mirë që ke marrë në këtë rrugëtim?
Mësimi më i mirë është që duhet të besojmë tek disiplina. Unë kam disiplinë të fortë ne punë. Përpiqem të trajtoj këdo që vjen në sallon si njeri ekskluziv. Unë mund të kem njerëz të famshëm, vipa por kurrë nuk bëj dallime.
Me pëlqen të punoj në frymë grupi dhe të mos i ndryshoj bashkëpunëtorët dhe deri diku ja kam dalë!
Çfarë e bën sallonin e ri të veçantë?
Mbas një periudhe të caktuar më pëlqejnë ndryshimet, të bëj gjëra të reja. Por kësaj here mendova të ndryshoj vendodhje dhe të bëj dicka ndryshe. Të sillja një sallon të paqtë, të thjeshtë që të jap ndjesinë e së bukurës pa e kompleksuar. Ndër këto kam vendosur që në të njejtin lokacion të realizoj dhe ëndrrën e shumëpritur nga mua dhe nga njerëz të tjerë që dëshirojnë të bukurën, pra një Akademi.
Çdo fazë në këtë akademi do të lidhet me eksperiencën dhe formimin tim shumëvjeçar dhe vizioni im është që të ndaj njohuritë e mia me shumë të rinj të apasionuar. Përveç Akademisë do të kemi dhe një dyqan produktesh profesionale , me linjat me të mira dhe luksoze ndërkombëtare, jo vetëm në Ballkan.
Mesazhi juaj për klientët e rinj dhe të vjetër?
Klientët e vjetër kanë një vend të rëndësishëm dhe të paprekshëm. Të rinjtë të vijnë me dëshirë, tek unë ka vend për gjithë, dhe e reja është ajo që na jep më shumë energji!