Pushimet e Pashkëve në Karaibe sollën më shumë se vetëm pamje ekzotike nga Laura Pausini. Fansat vunë re menjëherë ndryshimin në pamjen e saj: më e dobët, më në formë, më e ndritshme. Dhe pyetjet mbi “sekretin” nuk vonuan. Por Laura, si gjithmonë, i tha gjërat troç: nuk ka sekrete magjike. Ka vetëm vullnet.
«Kam nisur një dietë në prill të vitit të kaluar, me ndihmën e një dietologu. Kam humbur 20 kg, por pa asnjë rrugë të shpejtë», – tha ajo në rrjetet sociale. Pa gabuar, duke peshuar çdo vakt për 5 muaj dhe duke bërë aktivitet fizik tri herë në javë, pa pushim për një vit të tërë. Dhe më pas, turne botërore, tre orë çdo natë në skenë – një palestër më vete.
View this post on Instagram
Në kohën e “rrugëve të shkurtra” dhe magjisë së ampulave të famshme si Ozempic, Laura zgjodhi një tjetër rrugë: atë të përkushtimit të gjatë dhe të kujdesshëm. “Të gjithë më sugjeronin injeksione, por unë nuk jam mjeke dhe nuk dua të fus në trup gjëra që nuk i njoh.”
Kjo është më shumë se një histori dobësimi. Është një qëndrim ndaj trupit, ndaj vështirësive, ndaj presioneve të industrisë dhe rrjeteve sociale. Është një mesazh i qartë: për të ndjerë mirëqenie në trupin tënd, nuk ka rrugë të shkurtëra. Ka vetëm vendim. Ka vetëm përkushtim. Dhe mbi të gjitha: vetëdije.
Në një botë ku trupi femëror ende shitet, krahasohet, skanohet dhe gjykohet, Laura Pausini thotë një të vërtetë të thjeshtë: nuk ka ilaç më të fortë se respekti për veten. Dhe ai nuk blihet. Ai ndërtohet. Ditë pas dite. Pa shumë bujë. Dhe pa asnjë premtim të rremë.