Qoftë në planin profesional por edhe në ato bisedat e thjeshta mes njerëzve tanë në jetën tonë të përditshme, duhet pasur shumë kujdes kur flasim me dikë që është në gjëndje stresi të rënduar. Ne nuk jemi të gjithë të barabartë në mënyrën sesi ne e përballojmë stresin. Qëllimi sigurisht që është i mirë dhe nëse mendojmë se po e ndihmojmë dikë kur është në gjendje të rënduar stresi, kjo nuk do të thotë që të na lindi e drejta ta bëjmë të ndihet keq dikë duke e lënduar me fjalët që mund ti themi.
3 Fjalitë që nuk duhet tia themi kurrë dikujt që është i/e stresuar:
“Qetësohu”, fjalitë tipike të pa nevojshme dhe “përbuzëse” që përdoren rëndomë por praktikisht nuk e ndihmojnë aspak një njeri të stresuar. “Mjaft u stresove” ose “qetësohu” janë fjali klishe që nuk të çojnë asgjëkundi pasi të përfshijnë në një gjendje ku të lë të kuptojë se ky njeri gjenden vullnetarisht në këtë situatë dhe që mund të dalë kur të dojë ai vet nga kjo gjëndje.
“Mjaft u lodhe kaq shumë duke menduar mbi këtë gjë”. Është e gabuar të prëtendosh dhe dhe të japësh këshilla në formë urdhëri për të hequr dorë nga mendimet negative që pasojnë gjëndjen e stresit tek dikush. Pasi si çdo sëmundje a shqetësim njerëzor, si stresi kronik apo ankthi, përfshihen nga simptoma të caktuara dhe nën këtë logjike duhet të kujtojmë se është e pamundur të heqim dorë në këtë formë nga ajo çka ndjejmë dhe për rrjedhojë nuk mund të pretendojmë të largojmë simptomat në këtë formë komunikimi përballë dikujt nën efektin e stresit.
“ Asgjë nuk ndryshon duke u stresuar dhe duke shqetësuar kaq shumë.”. Njerëzit në gjëndje stresi janë vazhdimisht të kontrolluar nga mendimet e tyre por të jemi edhe në frekuencën e të përmendurit se mendimet stresante nuk janë produktive dhe që nuk ia vlen të ndihen ashtu apo kështu se për ta është thjeshtë humbje kohe, sjell si rezultat një nënvlerësim të ndjenjave të tyre dhe një formë mungese respekti për mënyrën sesi ndihen duke i shkaktuar atyre edhe më shumë stres dhe ankth se më parë.