Dëshirë për të bërë pushime mes shoqesh, për disa ditë larg rutinës dhe për pak aventurë së bashku? Ja çfarë duhet të dini që gjithçka të shkojë sipas pritshmërive dhe të mos merrni zhgënjim.

Nëse e keni ndjekur sezonin e 3-të të serialit “The White Lotus”, ku tre shoqe shkojnë së bashku për një udhëtim në Tailandë, në një hotel luksoz ku gjithçka dukej perfekte por në fakt gjërat nuk shkojnë aspak siç ato kishin shpresuar: Zënka. Xhelozi, një ambient larg ideales që personifikon një udhëtim mes mikeshave të zemrës.

Që një udhëtim mes shoqes të shkojë mbarë dhe të jeni të lumtura mes njëra-tjetres edhe pas mbarimit të këtyre pushimeve, duhet të keni parasysh tri gjëra:

Të mos përcaktosh një buxhet të ngjashëm.

Sipas një raporti të Web-it CNBC, të mos kesh të njëjtin buxhet mund të jetë një burim konflikti. Ku të diskutohen sesa do të shpenzosh, sa janë mundësitë për të harxhuar për shërbime të ndryshme dhe që të mos cënojnë apo të kufizojnë njëra-tjetrën nga gjërat që do duan të realizojnë si ngrëniet nëpër restorante, vizitat nëpër muze, argëtime të ndryshme etj. Komunikimi të mundëson shmganien e zemërimit dhe të keqkuptimeve.

Të pranosh nevojat e secilës.

Të gjithë ne njerëzit jemi të ndryshëm. Dhe për rrjedhojë, edhe nevojat nuk janë gjithmonë të njëjtat për këdo. Ka njerëz që kanë nevojë për momentet e tyre vetëm dhe kjo është mëse normale. Nuk është e detyrueshme që të gjitha aktivitetet të bëhen në grup. Në një situatë të tillë, secili mund të bëj çfarë realisht dëshiron dhe mund të ribashkoesh në ngrënien e vaktit në mbrëmje së bashku.

Të mos kesh të njëjtat interesa.

Ashtu siç ndodh edhe në dashuri, udhëtimet janë zbuluesit e vërtetë të personaliteteve dhe të mënyrës sesi njerëzit funksionojnë. Në miqësi është e njëjta gjë, përgjatë një aventure pushimesh së bashku, disa maska mund të bien dhe të shfaqen disa tipare të personalitetit të mikeshës suaj më të cilat nuk ishit përballur më parë. Idealja do të ishtë që njerëzit të kishin të njëjtat dëshira dhe qëndra interesi të përbashkëta që pushimet të ishin perfekte nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kjo do të shmangte keqkuptimet edhe konfliktet që lindin fare rastësisht. Miqësitë ndonjëherë janë komplekse por një tregues maturie dhe përshtatjeje do të ishin mirë të shfaqeshin me zgjuarsi dhe tolerancë që një udhëtim i programuar në grupin e mikesha të zemrës, të mos kthehen në mërzi dhe zhgënjim.