Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së fundmi ai ka komentuar situatën e bujshme që ndodhi një javë më parë mes fituesit të edicionit dhe Joz Markut, duke i dhënë një këndvështrim për incidentin.
Në një intervistë të fundit, Stresi shprehu mendimin e tij jo aq të mirë për Jozin, duke thënë madje se ai ka qenë “bari delesh” dhe është marrë më shumë me kullota dhe lopë, se sa me ndonjë rol tjetër në shtëpinë e Big Brother. “Në radhë të parë ka qenë bari delesh, është marrë me dele, me kullota me lopë andej ku ka ndenjur. Ia kam thënë edhe kur të jetë prezent. Bari nuk është ofendim,” tha Stresi.
Ky koment u pasua nga një reagim i moderatori Ronaldo Sharka, i cili i kërkoi Stresit të mos e ofendonte Jozin në këtë mënyrë. Por Stresi mbeti i qetë dhe theksoi: “S’kam asgjë të komentoj, ia ka lënë publikut, e di vetë ta gjykojë, nuk ka qenë gjest i hijshëm dhe kaq”.