Pas një gare të fortë dhe një finale emocionuese, Rozana Radi ka reaguar për herë të parë mbi përfundimin e aventurës së saj në “Big Brother VIP”.
Këngëtarja e njohur është shprehur e lumtur për triumfin e Gjestit, duke theksuar se për të vetë pjesëmarrja në këtë eksperiencë ka qenë një fitore më vete. “Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time,” – u shpreh ajo me emocion.
Rozana bëri një krahasim të veçantë për përjetimet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri: “Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.”
Artistja tha se ka marrë maksimumin nga kjo eksperiencë dhe ka realizuar gjithçka që kishte dëshiruar. E pyetur për planet pas daljes nga BBV, Rozana dha një përgjigje të sinqertë dhe surprizuese: “Nga Rozana në vijim… nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër.”