Shallowing:Teknika që mundëson nivelin më të lartë të kënaqësisë seksuale tek gratë

Nga Class 20 April 2025

Shallowing:Teknika që mundëson nivelin më të lartë

Shallowing është një teknikë që mund të ndihmojë në rritjen e kënaqësisë seksuale. Të mbërrish orgazmën vetëm apo me partnerin tënd sipas një studimi, është  arritur në përfundimit se 50% e grave nuk janë të kënaqura me frekuencën e mbërritjes së orgazmës. Arsyet mund të jenë të ndryshme: Ankthi, stresi, pasiguritë, imazhi negativ për veten, traumat ..etj. Eskpertë të ndryshëm të marrëdhënieve intime në çift punojnë për të gjetur zgjidhjet dhe teknikat për të kuptuar më mirë kënaqësinë femërore dhe t’ju ofrosh çelësin për të eksploruar seksualitetin e tyre.. Pikërisht këtu, hyn në lojë Shallowing.

“Shallowing” i shfaqur si koncept për herë të parë në një studim të vitit 2021, nuk është një revolucion.

Dr Devon Hensel, një nga kërkuesit që ka studjuar këtë teknikë, e ka përshkruar këtë qasje me fokus dhe “përqëndrim të lartë tek vagina”. Në praktikë, “shallowng” konsiston në penetrimin e vaginës vetëm me majën e penisit ose duke stimuluar ngadalë dhe butë murin vaginal edhe me ndihmën e gishtave, një objekti, lodre, buzëve etj. Kjo zonë është e njohur për ndjeshmërinë e lartë dhe densitetit të nervave dhe të mbarimit të fijeve nervore e cila ofron një eksperiencë unike për aq kohë sa trajtohet dhe masazhohet me delikatesë dhe lehtësisht. I gjithë ky proces mund të përcjellë ndjesi intensive dhe të thella. Presoni i ushtruar nga maja e penisit në hyrje të vaginës mund të çlirojë një kënaqësi të plotë që mund të përjetohet shpesh edhe pse jo domosdoshmërisht në çdo raport seksual.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon