Ëndrra u bë realitet. Pas 120 ditësh të mbushura me lojë, emocione, përplasje e momente të paharrueshme, Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke rrëmbyer çmimin prej 100 mijë eurosh.

Në një finale emocionuese përballë Rozana Radit, publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit ka votuar për të shpërblyer një nga figurat më të përfolura dhe më dinamike të këtij edicioni. Një rrugëtim që nisi mes skeptikësh, por që përfundoi me kurorëzimin e fitores.

“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry çdo sen”, tha Gjesti mes duartrokitjeve dhe emocioneve të mëdha.