Spektakli madhështor i finales së “Big Brother VIP Albania 4” po shkon drejt fundit, ndërsa surprizat dhe emocionet nuk kanë munguar as për këtë natë vendimtare. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe intensiv, Egli Tako u rendit në vendin e katërt, ndërsa Laert Vasili u pozicionua në vendin e tretë.
Tashmë, gjithçka është në duart e publikut për të vendosur fituesin mes dy finalistëve të fundit: Rozana Radi dhe Gjestit. Dy figura krejt të ndryshme, dy rrugë të veçanta që janë përplasur, bashkuar e ndarë gjatë gjithë sezonit, por që sot ndodhen ballë për ballë për çmimin e madh.
Publiku është më i ndarë se kurrë, ndërsa gara është në pikën më të nxehtë. Kush do të triumfojë? Rozana me karizmën dhe përvojën e saj apo Gjesti me lojën strategjike dhe ndjekjen masive?
Finalja vazhdon…