Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” solli emocione të forta për Laert Vasilin, i cili përveç takimit me familjarët, mori edhe një surprizë të veçantë në skenë. Aktori u shpall “Qytetar Nderi” i Leskovikut nga kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, në një moment simbolik e plot ndjesi.
“Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tij në këtë zonë, e shpall Laert Vasilin qytetar nderi,” – u shpreh Isai, duke shtuar me humor: “Nga sot s’ka më ‘s’agapao’, ka ‘të dua’.”
Ky nderim për Laertin erdhi si një vlerësim publik për rolin e tij në pasqyrimin dhe dashurinë ndaj vendlindjes, si dhe për impaktin e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA. Momenti u shoqërua me duartrokitje dhe emocione të shumta nga publiku dhe banorët.