Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, Jozi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në një postim në InstaStory, ai ka shprehur pendesën për sjelljen e tij, duke kërkuar falje publike për veprimin që e ka përjashtuar nga gara.

“Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi,” – shkruan Jozi, duke e cilësuar momentin si një reagim të nxituar nën ndikimin e emocioneve të forta. Ai pranon se nuk ka asnjë justifikim për veprimin e tij, por nënvizon se ka qenë vazhdimisht i provokuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi,” – thekson ai, ndërsa falënderon publikun për mbështetjen dhe eksperiencën në formatin e njohur.

Mes reflektimit dhe distancimit nga sherri me Gjestin, Jozi mbyll reagimin e tij me një mesazh për ata që e kanë kritikuar:

“Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.”