Finalja e Big Brother VIP Albania këtë mbrëmje duket se nuk do jetë thjesht një spektakël i madh dhe kurorëzim i fituesit, por edhe e mbushur me nëntekste që i tejkalojnë muret e shtëpisë më të famshme në vend. Në hapje të programit, publiku u përball me një klip, ku personalitete të njohur të politikës, artit dhe ekranit përmendnin fjalën “Big Brother” referuar ndikimit të tij në shoqërinë shqiptare.

Mes këtyre figurave u shfaqën dy emra që askush s’i priste: Arbana Osmani, ish-prezantuesja historike e formatit, dhe Alaudin Hamiti, moderatori aktual i Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova.

Përfshirja e Arbanës në këtë klip – përmes monologut të saj të bujshëm në finalen e X Factor Albania – do mbeteg padyshim një nga gjërat më të komentuara edhe në ditët në vijim. Në atë monolog, ajo theksoi se largimi nga Big Brother erdhi si pasojë e “lodhjes”, duke hedhur poshtë zërat për konflikt me televizionin.

Një tjetër emër që befasoi në këtë klip ishte ai i Alaudin Hamitit, i cili aktualisht drejton Big Brother VIP Kosova. Vlen të theksohet se hyrja e Gjestit në BBVA ka shkaktuar ca kunja nga produksioni i BBV në Prishtinë në drejtim të atij në Tiranë.

Çfarë ka dashur të thotë autori?

Arbana, dikur ikonë e formatit, rikthehet përmes fjalëve të saj, tashmë si zë i jashtëm që konfirmon fuqinë e programit që la pas. Alaudini, sot prezantues i një versioni paralel në Kosovë, shfaqet në rolin më të vështirë: atë të konkurrentit.