Në vegjëli mes motrave e vëllezërve kujtojmë zënkat mes njëri-tjetrit e na duket sikur na cënojnë hapsirën tonë personale, zënka për lojërat, xhelozirat për gjëra qesharake etj pa kuptuar që në të ardhmen ata do të jenë njerëzit pa të cilët do t’a kishim të vështirë dhe të pamundur t’a imagjinojmë ekzistencën dhe vazhdimësinë e jetës sonë. Janë motrat ato me të cilat përballojmë stuhitë që jeta na ofron. Ato që ti mendon se të nervozonin e të pengonin për gjëra të ndryshme në fëmijëri, sot mund të jenë aleatet më të mira për qetësinë tuaj shpirtërore

Shkenca e konfirmon: Atë që shumë njerëz me një apo më shumë motra e dinë edhe vet personalisht, në mënyrën edhe më instiktive.

Një lidhje e fortë mes motrave të mbron plotësisht nga fryma dhe gjendja në të cilën ndodhen shoqëritë njerëzore sot: Vetmia!

Kujtoni rastet kur motra juaj ishte aty për ty në momentet e tua më të errëta dhe kur prania e prespektiva e saj unike të ka ndihmuar që gjërat t’i shohësh ndryshe.

Ajo që e bën speciale këtë marrëdhënie mes motrash, është diçka që psikologët e kanë zbuluar duke e studiuar këtë lloj marrëdhënie.

Motrat përfaqësojnë me të vërtetë një "laborator social" ku ne mësojmë si të negociojmë, si të menaxhojmë konfliktet dhe streha ku gjëndet më shpesh mbështetja dhe mirëkuptimi.

Studimet e përvojat mes kësaj tipologjie marrëdhënieje ka rezultuar të kenë qenë marrëdhënie të lumtura, ku ndjehemi jo vetëm por edhe më optimiste ndaj sfidave të jetës.

Motrat janë si yjet: ndonjëherë nuk e vëmë re por drita e tyre na drejton sa herë ne të kemi nevojë!