Ngjyrat që gjenden më shumë pranë nesh dhe që përcjellin emocione mund të zbulojnë disa tipare të fshehura të personalitetin tonë. E verdha, jeshilja, e kuqja apo bluja: Cila është ngjyra juaj dominante? Ne të gjithë jemi të influencuar nga ngjyrat që na rrethojnë. “Ngjyrat janë të përbëra nga drita, energjia” dhe çdo qelizë  e trupit tonë është e ndjeshme ndaj tyre. Në mënyrë instiktive  njerezit janë në kërkim të ngjyrave që i bëjnë të ndihen më mirë.

E verdha, ngjyra e shpresës.

Ashtu si ari, ju rrezatoni zemërgjerësi, dritë dhe inteligjencë. E verdha përcjell, shpresë, optimizëm dhe gëzim. Simbol i fitores, dinjitetit, të pasurisë materiale dhe shpirtërore dhe një kërkim konstant drejt autenticitetit. E verdha tërheq vëmendjen, ashtu si një fëmi kureshtar dhe i lumtur.Por ndonjëherë e verdha personifikon dhe përcjell edhe misterin, xhelozinë, ftohtësinë dhe inatin.

Blu-ja, ngjyra e rregullit.

Blu-ja është ngjyra e pafundësisë, e ujit dhe shpirit. Ajo përfaqëson qetësinë, frymëzon urtësinë, mençurinë dhe paqen.Është ngjyra e rregullit, disiplinës dhe qëndrueshmërisë. Ajo personifikon të qenit i vendosur dhe besueshmërinë. Ngjyra blu nuk të lë të shpërqëndrohesh, ajo të lejon dhe të ndihmon të fokusohesh më lehtë ndëj diçkaje. Njerëzit që kanë të preferuar ngjyrën blu janë ata të cilët janë në kërkim të besnikërisë, sharmit, diskrecionit dhe të sigurisë por gjithmonë me butësi. Shpirti i lirë dhe shpesh mjaft ëndërrimtar, jeton në heshtje drejtuar nga idealet. Pas kësaj qetësie dhe të qenit diskret dhe misterioz, ndoshta pak dozë të kuqeje do të duhej për të ngrohur dhe lehtësuar situatën në çdo rast.

Jeshilja, ngjyra e qetësisë.

Jeshilja është liri, shpresë dhe prodhimtari. Njgyra jeshile personifikon gjithashtu, fatin, dëshirën, dhe besimin për një botë më të mirë. Në Kinë, jeshilja është mishërim i stinës së pranverës. Në botën islame, jeshilja personifikon ngjyrën e parajsës, të përshkruar si një vend të qetë dhe të paqtë. Ngjyra jeshile tregon maturinë dhe durimin. Nëse ngjyra juaj dominante është jeshilja, personaliteti juaj është unik. Ju dini të transformoni energjinë, ashtu si drita transforomon bimët. Krijues, ambicioz dhe me zgjedhjet tuaja materiale kryeni vepra të vërteta përmes edhe fuqisë suaj të brëndshme.

E kuqja, ngjyra e pasionit.

E kuqja është ngjyra e pushtetit, e fuqisë dhe e njerëzve sundimtar. E kuqja përfaqëon luksin, ngjyra e festës dhe me doza ceremoniale. Sipas filozofit Alain de Botton, ngjyra e kuqe përshtatet me autoritetin dhe me idenë e maturisë. Ngjyra e gjakut, e zjarrit, e dashurise por edhe e luftës e cila mishëron energjinë dhe pushtetin. Njerëzit që e preferojnë të kuqen konsiderohen si njerëz pasionant, të zjarrtë që jetojnë me intensitet, të udhëhequr nga një vullnet i ashpër, të pangopur nga krijimtaria, fuqia dhe dëshira. E kuqja përfaqëson lëvizjen, vitalitetin. Përmes së kuqes, përqafohen trupat edhe zemrat ku qarkullimi i gjakut nis e lëviz shpesh dhe zgjon instiktet. Nëse e kuqja është ngjyra juaj e preferuar, ju jeni një shpirt pasionant. Pëlqeni sfidat, jeni kurajoz dhe të guximshëm. Keni shpirtin e konkurrencës dhe të tërhequr nga drita dhe ngrohtësia që ju rrethon. Por shpirti juaj pasionant, shpesh kalon edhe në ashpërsi dhe mund të humbisni kontrollin pavarësisht se e kuqja simbolizon gjithashtu edhe shpirtin e gjallë, të pastër dhe të vërtetë.