Zgjedhjet e 11 Majit kanë sjellë një surprizë që ka ngjallur shumë reagime në publik: 4 ish-banorë të “Big Brother VIP Albania” – Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho, Julia Ilirjani dhe Jetmir Salaj – do të jenë pjesë e garës për të fituar një vend në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo ndërthurje mes botës së spektaklit dhe asaj të politikës nuk ka kaluar pa u komentuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur një ton ironik për ta adresuar këtë fenomen.
Në një deklaratë publike, Rama u shpreh:
“Njësoj si ata të shkretët, njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare dhe si përfundim, nxori më shumë Big Brother-i kandidatë në listat e kënetës, sesa ç’nxorën primaret. Më vjen shumë keq, por ato sondazhet janë të vërteta.”
Me këtë koment, Rama duket se i referohet një krize besueshmërie dhe përfaqësimi në skenën politike, ku popullariteti televiziv po zëvendëson eksperiencën apo strukturat tradicionale të karrierës politike.
A do të triumfojë karizma televizive përballë debatit parlamentar? Mbetet për t’u parë në 11 maj.