Tensionet pas incidentit mes Joz Markut dhe Gjestit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave. E ftuar në Fan Club, Loredana ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën që tronditi shtëpinë dhe ndjekësit e Big Brother VIP Albania 4.
E prekur, ajo u shpreh se distancohet nga veprimi i Jozit dhe se nuk ka pasur asnjë komunikim me të pas daljes nga shtëpia.
“Do kisha dashur ta kaloja kohën pas BBV me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjesht nuk ndodhi,” tha ajo me keqardhje.
Ajo theksoi se pamjet e incidentit ishin të rënda dhe të vështira për t’u parë:
“Ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush. Distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri.”
Loredana shtoi se kjo ngjarje e ka bërë të marrë disa vendime personale, pa i zbuluar ende për publikun:
“Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën. Kam marrë një vendim, por akoma nuk dua të shprehem.”
Pavarësisht gjithçkaje, ajo theksoi se nuk pendohet për asgjë nga rrugëtimi i saj në BBV:
“Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye. Nëse do kthehesha pas, do bëja të njëjtin rrugëtim – sepse mësova.”