Emocionet dhe tensionet nga “Big Brother VIP Albania 4” duket se nuk kanë mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Gjatë mbrëmjes së sotme në Fan Club, Danja foli për ditët e para pas daljes së saj, për diskutimet me Redin dhe marrëdhëniet me banorët, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe raporti i saj me G Banin.

E pyetur nga Heidi për takimin me Redin, Danja tregoi se ata folën për gjithçka që ka ndodhur në shtëpi, për lajmet që kanë qarkulluar dhe natyrisht, për marrëdhënien e tyre: “Folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri, normalisht. Me G Banin as nuk u përshëndetëm sot.”

Nga ana tjetër, G Bani reagoi me ftohtësi dhe qartësi kur u pyet nëse do ta dëshironte shoqërinë e Danjës jashtë:

“Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë. Danja jo vetëm që nuk deshi shoqëri, por ishte edhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e saj jashtë.”

Në bisedë, Heidi solli edhe një detaj tjetër: kontaktin e Redit me prindërit e GBanit pas situatave të ndodhura në shtëpi. G Bani komentoi shkurt:

“Mendoj se e ka bërë me të drejtë dhe në mënyrë shumë dinjitoze.”

Ndërsa banorët po përballen me realitetin jashtë dhe opinionin publik, duket se marrëdhëniet e tensionuara do të vazhdojnë të sjellin përplasje edhe në studio.