Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuar në rrjet pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Të shtunën, gjatë largimit nga BBV si i eliminuari i radhës, Joz Marku shkaktoi polemika pasi goditi me shuplakë Gjestin, një situatë që mori dhenë në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Menjëherë pas incidentit, ai u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen. Në një deklaratë për forcat blu, Joz shpjegoi se veprimi i tij erdhi si pasojë e provokimeve të vazhdueshme nga ana e Gjestit.

Por, sot ka ardhur dhe reagimi i tij i parë ndonëse në heshtje. Prej ditës së sotme, llogaria zyrtare e Joz Markut në Instagram nuk figuron më.

Ironikisht, pas përplasjes në BBV, ai përfitoi një rritje të ndjeshme në ndjekës, duke fituar mbi 20 mijë followers në një kohë të shkurtër. Tashmë, me zhdukjen e profilit të tij, mbetet për t’u parë nëse Jozi do të rikthehet në rrjete sociale apo ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes për një kohë.