23-vjeçari filipinas, Mark Samson, ka rrëfyer detaje tronditëse nga vrasja e Ilaria Sulës. Mediat italian shkruajnë se Mark Samsoni rrëfen si e vrau Ilarian në banesën e tij, teksa prindërit e autorit ndodheshin në shtëpi.

23-vjeçari filipinas ka deklaruar se ka goditur të renë dy herë me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Më tej ai shprehet se Ilaria nuk ka vënë re asgjë, por vetëm ka bërtitur pak. 

“E godita dy herë nga pas me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Ilaria nuk vuri re asgjë, ka bërtitur pak. Vdiq menjëherë."

“Pas kësaj gjendesh me trupin e pajetë të Ilarias në dhomën tënde në orën 11:00 të paradites të datës 26 mars, çfarë bëre?”, i drejtohet prokurorja.

“E futa në dy qese mbeturinash, që i kisha në kuzhinë”, u përgjigj Samsoni.

“Kam kontrolluar nëse Ilaria ishte, por ajo ishte e vdekur, në dysheme, i vendosa një qese nga koka deri tek legeni, më pas mbeta aty i palëvizur dhe i traumatizuar nga ajo që kisha bërë. U ndjeva bosh. Më pas vendosa ta fsheh në një valixhe që e gjeta në dhomën e prindërve të mi”, shtoi ai. 

Gjithashtu sipas rezultateve të para të autopsisë, nuk mund të përjashtohet që Samson mund të ketë hedhur në tokë ish-të dashurën e tij përpara se ta godiste me thikë për vdekje.