Pas një periudhe pritjeje dhe kurioziteti nga ndjekësit e saj, Heidi Baci ka botuar librin e saj të parë me poezi, me titullin simbolik “Liminal”. Në një postim në Instagram, ajo e përshkruan këtë arritje si një ëndërr që më në fund ka marrë formë.

“Shumë e lumtur dhe e emocionuar të ndaj me ju librin tim të parë me poezi. LIMINAL ishte sot në duart e mia, dhe që nga nesër do jetë edhe në tuajat,” – shkruan Heidi në postim, duke shoqëruar fjalët me një foto të librit në duart e saj.

“Liminal” vjen në një botim dypërmasor dhe dygjuhësh: poezitë janë shkruar në gjuhën italiane, gjuhë me të cilën autorja është rritur dhe formuar, dhe janë përkthyer me mjeshtëri në shqip, për t’u ndarë me të gjithë lexuesit shqiptarë që e kanë ndjekur e mbështetur ndër vite.

Libri mund të gjendet në mënyrë fizike në Librarinë Babel në Tiranë, si dhe në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe Kosovë, nën kujdesin e Botimeve Dudaj, të cilët autorja i falënderon për përkushtimin në çdo detaj të kësaj aventure letrare.

Në një rrëfim prekës dhe personal, Heidi zbulon edhe fillesat e kësaj dashurie për të shkruar:

“Ky libër është edhe për Heidin e vogël që dikur shkruante në tren, rrugës për në shkollë—pa e ditur se një ditë, do guxonte të ndante botën e saj me të tjerët.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Heidi Baci (@heidibaci)