Nga Vogue, përktheu Revista Class

“Kosmosi mund të jetë kufiri i fundit, por është ndërtuar në bodrumin e Hollywood-it”, këndonin një herë Red Hot Chili Peppers, dhe të hënën, më 14 prill, hapësira mori një dozë të fuqishme Hollywood-i. Këngëtarja Katy Perry dhe moderatorja e famshme Gayle King u nisën drejt yjeve me raketën New Shepard të kompanisë Blue Origin, pronë e Jeff Bezos-it.

Atyre iu bashkua partnerja e Bezos-it, Lauren Sánchez, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, shkencëtarja dhe aktivistja Amanda Nguyen, si dhe producentja Kerianne Flynn.

Ky fluturim për 11 minuta, që arrin vijën Kármán – kufirin ku atmosfera tokësore përfundon dhe fillon hapësira e jashtme – ishte, padyshim, fluturimi më i shtrenjtë i jetës së tyre… dhe unë isha gati ta përjetoja virtualisht, në divanin tim.

Nuk ka rëndësi nëse do të zbërthesh mesazhe feministe nga ky ekuipazh 100% femëror apo nëse mendon se turizmi hapësinor është simboli i dekadencës moderne — një gjë është e qartë: ky ishte një spektakël kulturor i madh. Dhe, siç pritej, mendja më punonte pa pushim. Ja mendimet e mia, me radhë:

1. Me gjithë respektin, raketa ngjan fiks me një lodër seksi nga ato me emër.
2. Vajzat janë në uniformat fluturuese Monse, të gatshme për nisje!
3. ÇFARË po i thonë njëra-tjetrës gjatë këtij momenti motivimi në strehën e sigurisë?
4. Energjia është si një mëngjes me lutje në grup para garës.
5. E kuptoj që nuk është ndonjë problem, ndryshe do ndërhynte dikush, por pse të gjitha kanë flokët e gjatë të lëshuar?! Nëse ndonjëherë ka nevojë për një bisht, është në hapësirë.
6. Një komentator na kujton se fluturimi zgjat sa tre herë kënga “Firework” e Katy Perry. Mund ta dëgjosh tri herë në sfond dhe je në sinkron.
7. Aaaaah, lëvizjet e krahëve të raketës janë të çmendura!
8. “Fat të mbarë dhe udhëtim të mbarë, zonja.”
9. Jeff Bezos duket super i qetë.
10. NISJA!
11. POOOF, iku!
12. Unë, personalisht, nuk dua të fluturoj aq shpejt në asnjë rrethanë.
13. Çfarë snacks-i po serviren aty sipër, vallë?
14. Oprah duket e shqetësuar – dhe kjo s’më pëlqen.
15. Po të më dërgonin shoqen më të mirë në hapësirë, do isha pak në ankth edhe unë.
16. Awww, po shohin Hënën!
17. “Po fluturojnë, janë pa peshë, po përjetojnë mungesën e gravitetit për herë të parë.”
18. Ok, po më merr pak xhelozia.
19. Aaaaaaah, bum sonik!
20. Dhe… sapo janë kthyer!
21. Ulje perfekte. Bravo, vajza!
22. O ZOT, britmat e entuziazmit!
23. Kris dhe Khloé Kardashian po duken të lumtura.
24. “Duket se të gjithë janë mirë” – kjo është gjithçka që do të dëgjosh pas një fluturimi në hapësirë.
25. E dua mënyrën si i lëviz flokët Khloé në këtë moment.
26. Vajzat janë rikthyer – dhe me “rikthyer”, e kam fjalën në atmosferën tokësore.
27. Dua të di si ndjehet realisht të jesh në hapësirë – është më shumë si një karusel apo si të flesh në një krevat uji?
28. Bezos po hap derën!
29. Lauren po del!
30. Katy po puth tokën dhe ngre një margaritar nga toka (ndoshta për vajzën e saj, Daisy). E dua këtë dramë!
31. Shtërngimi me lot i Amandës është kaq i ëmbël!
32. Doreza e ngritur nga Aisha – super e bukur!
33. Gayle po bën një lloj pompes për të “pasur një moment me tokën” dhe kjo më çmend nga qeshja.
34. Kerianne thotë plot gëzim: “Shkova në hapësirë!”… Po, me të vërtetë!
35. Mendoni se do kenë një grup në WhatsApp pas kësaj, apo jo?
36. Apo do takohen thjesht në after-party e Vanity Fair dhe të thonë: “Haha, mban mend kur ishim mbretëresha në hapësirë?”
37. Po e lë këtu këtë artikull për William Shatner-in që përjetoi “trishtim të thellë” pasi vizitoi hapësirën…