Gjyshi dhe babai që shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok janë dënuar sot nga Gjykata e Beratit. Armando Kumaraku, babai është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja, Natasha Rombula, me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula.
Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku kanë keqtrajtuar 10-vjeçarin. Konkretisht gjyshja dhe babai kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.
Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku vitin e kaluar dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.