Ish banorja e 'Big Brother VIP', Loredana Brati, ka reaguar pas daljes nga 'Big Brother VIP'. Përmes një statusi në Instagram ajo shprehet falënderuese për Top Channel dhe për të gjithë ata që besuan tek ajo.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channellit…, gjithmonë të palodhur e të duruar. Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia. Ky Big Brother’ mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.

“Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni”, përfundoi ajo, referuar dasmës së Eglit dhe Gjestit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana Brati (@loredanabrati13)