Mungesa e gjumit mund ta bëjë trurin të “ha veten”

Kur nuk flemë mjaftueshëm, truri fillon një proces ku qelizat e tij – astrocitët dhe mikroglia – nisin të shpërbëjnë lidhje dhe mbetje brenda trurit. Ky proces, në vetvete, nuk është domosdoshmërisht negativ: në afat të shkurtër, ai ndihmon në pastrimin e pjesëve të dëmtuara apo të konsumuar.

Nga Enkeleda Suti• 15 April 2025

Por nëse mungesa e gjumit vazhdon për një kohë të gjatë, ky proces mund të bëhet i dëmshëm. Truri nis të prishë lidhje të shëndetshme dhe të dëmtojë vetveten në mënyrë të pakthyeshme, duke ndikuar në kujtesë, përqendrim dhe funksione të tjera jetike.

Pra, edhe pse truri përpiqet të ndihmojë veten, mungesa kronike e gjumit mund ta çojë në vetë-dëmtim. Flini dhe truri juaj do t'ju falenderojë për këtë! 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon