Poezia “Zgjohu. Dita po të thërret ty” nga Pedro Salinas

Zgjohu. Dita po të thërret për tek jeta jote: tek detyra jote. Dhe për të jetuar e asgjë më shumë.

Nga Enkeleda Suti• 15 April 2025

 

Poezia “Zgjohu. Dita po të thërret ty” nga Pedro Salinas

Zgjohu. Dita po të thërret

për tek jeta jote: tek detyra jote.

Dhe për të jetuar e asgjë më shumë.

Dil nga zymtësia e natës

nga errësira që mbuloi trupin tënd

për të cilin drita priti

mbi maja gishtash në agim.

Testo metalet në trupin tënd.

Ftohtë, nxehtë?

Gjaku yt do të të thotë nëse do të rrish kundër borës apo mbrapa dritares.

Do të ta thotë ngjyra në faqet e tua.

Dhe shikoji njerëzit.

Mos bej asgjë më shumë sesa t’i shtosh përsosurinë tënde një dite tjetër.

Detyra jote është ta ngresh jetën tënde lart, dhe të luash me të,

vërtite atë si një zë

nëpër re që t’mund të rigjesh dritën që ka ikur prej nesh.

Ky është fati yt: të jetosh.

Mos bëj asgjë.

Detyra jote je ti, asgjë më shumë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon