Nëse menduam se kemi parë gjithçka në këtë edicion të Big Brother VIP Albania, s’kishim llogaritur Jozin. Sapo u eliminua përfundimisht nga loja, ai vendosi të linte një “kujtim” të paharrueshëm: një shuplakë drejt Gjestit.
Spektatori? Shok. Rrjetet? Në flakë. Produksioni? U “distancua nga dhuna”.
Por pjesa më e habitshme vjen më vonë. Në një bisedë me Eglin, vetë Gjesti e relativizoi ngjarjen duke qeshur:
“I tmerrshëm jam… e pe si ia hapa derën? S’ka pas faj që më ka rënë, s’ka pas faj, vallahi.”
Për një moment menduam se po tallej. Por jo. E tha seriozisht. Edhe Egli u ndje keq dhe u përpoq ta ndalte: “Mos fol për këtë”.
Madje edhe zëri i Big Brother-it u përfshi, duke i tërhequr vëmendjen për ;mikrofonin'.
Pra, çfarë ndodhi realisht? Një ish-banor që ushtron dhunë. Një finalist që e pranon me sportivitet. Dhe një publik që s’di çfarë të mendojë më.