Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka reaguar pas incidentit të bujshëm në shtëpinë më të famshme në vend, ku Jozi goditi me shuplakë Gjesin.

Edhe pse në pamje të parë deklarata e tij tingëlloi si mbështetje për Jozin, Zebervoki e mohoi këtë, duke sqaruar se qëndrimi i tij ka të bëjë me parimin e mosnxitjes së dhunës përmes dhunës.

“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të,” – tha ai në një reagim të fundit, duke shtuar: “Nuk po e mbroj atë, por nuk më pëlqejnë reagimet që i përgjigjen dhunës me dhunë.”

Zebervoki u ndal gjithashtu në debatin që ka shpërthyer në rrjete sociale pas incidentit, ku shumë komentues e kanë parë përplasjen në prizmin e ndasive mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shprehja ‘si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës’ më duket shumë e gabuar,” – tha ai. “Për mua duhet thënë thjesht: një shqiptar godet një shqiptar tjetër. Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes.”