Pas incidentit tronditës që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin, familjarët e këtij të fundit kanë reaguar në Instagram.

Përmes një postimi të gjatë, ata shprehen të tronditur dhe të dhënë pas ngjarjes së dhunshme që ndodhi para kamerave, duke theksuar se pamjet ishin të vështira për t’u parë, por edhe më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohin dhe e duan Gjestin.

Në fund, ata bëjnë thirrje për drejtësi, reflektim dhe njerëzi, duke shtuar se dhuna nuk duhet të jetë kurrë pjesë e një formati televiziv, një loje apo shoqërie që synon të jetë e shëndetshme.

Reagimi i plotë plotë:
“Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë. Dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.
Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj.
Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.
Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të.
Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë.
Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.
Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.
Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit.
Dashuria juaj i jep forcë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)